Telegrafi

Facebook më në fund lejon kërkimin e postimeve të vjetra

Por prej ditës së djeshme, Facebook e ka përditësuar kërkimin e saj për t’i lejuar përdoruesit të gjejnë edhe postimet e vjetra, raporton Mashable.

Më parë, nëse do të shtypnit "Hawaii" në kutinë e kërkimit në Facebook, në të do të shfaqeshin vetëm faqet dhe aplikacionet që kanë të bëjnë me Hawaii. Por tani, me përditësimin e kërkimit në rrjetin social, rezultatet e kërkimit do të shfaqin të gjitha postimet që ju i keni shikuar më parë që përmbajnë fjalën "Hawaii".

Rezultatet e kërkimit janë të personalizuara për çdo përdorues, kështu që ju nuk mund të kërkoni për të gjitha postet në Facebook – por vetëm ato që janë të përbashkëta me ju.

Përditësimi gradualisht do të fillojë në SHBA, në iPhone dhe desktop versionet e Facebook, respektivisht. (Telegrafi)