Telegrafi

Facebook, me aplikacion për njerëzit e famshëm

Një risi thuhet se është duke u përgatitur tani nga rrjeti më i madh social në botë, Facebook, i cili është duke përgatitur një aplikacion të dedikuar për njerëzit e famshëm.

Sipas burimeve të AllThingsD, aplikacioni synon t’i përshtatet nevojave të njerëzve të famshëm në rrjetet sociale, duke e thjeshtësuar procesin e komunikimit me fansat e tyre për t’i dhënë një nxitje të shtuar për të përdorur rrjetin social, për tu larguar sa më shumë nga Twitter.

Thuhet se Facebook tashmë është duke e testuar aplikacionin e saj të ri me një grup të vogël të njerëzve të famshëm. / Telegrafi /