Telegrafi

Facebook mbrohet nga mashtruesit

Në emailin e ri – phish@fb.com çdokush ka mundësinë të raportojë një mashtrim, madje edhe ata që nuk janë në rrjetin social mund ta përdorin këtë adresë për të raportuar emaila qëllim-keq që pretendojnë se vijnë nga Facebook.

Dukuria e njohur si “phishing” bën që emailat e tilla të bëjnë të pamundurën për të marrë fjalëkalime dhe informacione të tjera nga përdoruesit, duke pretenduar që të njëjtit vijnë nga një biznes i ligjshëm dhe nuk ndërhyjnë në privatësinë e individit.

Për shkak se shumë njerëz përdorin të njëjtat fjalëkalime në sektorin bankar dhe në faqe tjera, dikush që merr informacionin e llogarisë nga Facebook mund të hyjë edhe në uebfaqe të tjera, në të cilat natyrisht se nuk do të kishte qasje pa informacionin e marrë nga rrjeti social. / Telegrafi /