Telegrafi

Facebook, marka me rritjen më të shpejtë në botë

Është interesante se si Facebook e kryeson këtë listë, pasi që kjo është hera e parë që kompania e Mark Zuckerberg shfaqet në listën e Milward Brown, pas gjashtë vitesh ekzistence.

Regjistrimi dhe vlerësimi i Facebook si brendi me rritjen më të shpejtë është matur nga aspekti i të hyrave që ajo gjeneron nga reklamat, si dhe madhësinë e kompanisë të cilën e ka arritur ndër këto pak vite.

Ky trend i rritjes është marramendës për rrjetin social, duke e marrë parasysh që në të njëjtën listë gjenden edhe kompani të mëdha si Starbucks, të cilat tashmë kanë mbetur prapa Facebook.com / Telegrafi /