Telegrafi

Facebook lëshon funksionin Questions

Përdoruesit e këtij rrjeti social të cilët dëshirojnë të postojnë një pyetje, tani mund ta bëjnë atë njësoj sikurse kur postojnë një foto, link ose video, ndërsa pas shtrimit të pyetjes, miqtë tanë mund të përgjigjen ose edhe të votojnë.

Pritet që kësaj radhe, funksioni i pyetjeve të funksionojë më mirë krahasuar me mundësinë paraprake të njohur si Poll, e cila u mundësonte të gjithëve të përgjigjen në pyetjet tuaja, edhe kur ata respondentë mund të mos ishin të afërmit tuaj.

Njerëzit gjithnjë bëjnë pyetje në statuset e tyre gjatë gjithë kohës, ndërsa ideja e Facebook me Questions është që t’ua mundësojë anëtarëve të saj që këtë ta bëjnë në mënyrë më të strukturuar. / Telegrafi /