Telegrafi

Facebook lejon komentet edhe nga palët e treta!

Aktualisht, Facebook është duke negociuar me një spektër të gjerë të publikuesve dhe zhvilluesve të blogjeve të ndryshëm, të cilët po synon t’i bëjë partner në platformën e re të komenteve e cila mundësohet nga ky rrjet social.

Ndërsa pritet që Facebook ta bëjë publik lajmin për sistemin e ri të komenteve, tashmë ka disa publikime në media të cilat thotë se kjo gjë do të ndodhë në javët e ardhshme.

Me siguri se duket të jetë një ide interesante, dhe mund të ndodh që kjo platformë të adoptohet nga disa faqe me ndikim, ndërsa mbetet të shihet se çfar funksione do të ofrojë edhe se a do të lehtësojë kjo platformë komentimin në këtë rrjet social. / Telegrafi /