Shumë njerëz ndihen mirë kur mund të fshijnë historinë e kërkimeve. Në Facebook, ju mund të keni kërkuar të dashurën /dashurin.
Tani, Facebook u lejon përdoruesve të saj të fshijnë storiet e ndryshme të kërkimeve. Krejt çka ju duhet është të klikoni në profilin tuaj në Activity Log për ta gjetur.
Gjithashtu, mund të shihni edhe kërkimet e kaluara që keni bërë. Mund të hyni në profilin tuaj, të shihni çka keni kërkuar dhe nëse doni, mund të fshini gjurmët dhe të ndiheni më mirë. Jeni të sigurt! /Telegrafi/