Telegrafi

Facebook kthen Like-at në reklama

Ekipi nga Facebook të martën ka paraqitur format e reja të marketingut në shërbimin e vet. Tregimet e sponsorizuara tani e tutje do t’u paraqitet përdoruesve të caktuar varësisht nga aktivitetet e tyre.

Zakonisht, përdoruesve në anën e djathtë të paraqitjes bazike të përmbajtjes së shërbimit u janë paraqitur reklamat që lidhen me interesat e tyre, e Facebook tani plotëson promovimin reklamues të përmbajtjeve të sponsorizuara që lidhen me aktivitetet e tyre.

Për shembull, nëse gjatë një dite të caktuar lokacionet e caktuara të disa prej brendeve të njohura, e në ndonjërën prej tyre në të njëjtën ditë paraqitet ndonjëri prej miqve tuaj në Facebook, atëherë në hapësirën për reklamim do të paraqitet aktiviteti juaj.

Përveç butonit Like, reklamimet do t’i aktivizojnë ‘paraqitjet” në lokacione të caktuara nëpërmes Facebook Places (e cila ende nuk është aktive për përdoruesit e rajonit tonë) dhe vet publikimet e aktiviteteve në shërbim. /Telegrafi/