Rrjeti më i famshëm social ka punësuar dhjetëra inxhinierë lidhur me projektin e saj më ambicioz, të udhëhequr nga ish-inxhinieri i Google, Lars Rasmussen, për të përmirësuar rrënjësish motorin e kërkimit i cili është aktualisht në dispozicion në Facebook, raporton Bloomberg.
Qëllimi i projektit është "të ndihmojë përdoruesit të rrisin vëllimin e përmbajtjes të cilët anëtarët e krijojnë në faqe, përkatësisht përditësimet e statusit, artikujt, videot, dhe informacionet e tjera".
Facebook është duke u munduar të hyjë në territorin e Google-it, njësoj sikurse gjiganti i kërkimit është duke lëvizur në drejtim të kundërt pas rrjeteve sociale, përmes lansimit të Google+. / Telegrafi /