Telegrafi

Facebook integron lojën strategjike “Civilization World”

Ashtu si në versionin original të lojës, synimi është ndërtimi, zgjerimi dhe zhvillimi i perandorive, në periudha të ndryshme kohore, nga antikiteti deri në kohët moderne. Në këtë lojë mund të bëhen edhe aleanca me miqtë, ndërsa ofrohet më shumë opsione për komunikim interaktiv.

Por disa përdorues, raporton agjensia CrunchGear, të cilët kanë provuar tutorialin e kësaj loje, thonë se kishte një problem, pasi ishte paksa i ngadaltë. Megjithatë, le të presim, e të shohim se si do të përshtatet kjo lojë strategjike në Facebook. /Telegrafi/