Telegrafi

Facebook i rrit fotografitë

 

Facebook Photos tani vjen më i plotë dhe me më shumë përmirësime sa i përket shpejtësisë dhe madhësisë së fotografive.

 

"Tani, fotot të cilat ju i shpërndani në Facebook janë më të mëdha (720 x 960 piksel) dhe ngarkohen dy herë më shpejt, duke ju dhënë kështu qasje më të shpejtë në imazhet më të detajuara," tha Justin Shaffer nga Facebook, në një postim të blogut zyrtar të rrjetit social.

 

"Fotografitë të cilat tashmë i keni ngarkuar në profilin tuaj do të shfaqen në këtë rezolucion të lartë" tha ai. 

 

Përveç madhësisë së rritur të fotografive, Facebook gjithashtu ka lansuar edhe funskionin e ri për shikimin e fotografive. / Telegrafi /