Lajmi, që po qarkullon në të gjitha mediat kryesore ndërkombëtare, ka dalë pas publikimit të një studimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i quajtur “Sëmundja e gjyshërve”, ku janë vëzhguar një milionë e gjysëm të moshuar mbi 65-vjec, që përdorin “Facebook”.
Sipas këtij studimi është vënë re se rrjeti social falë opsioneve të tij stimulon të moshuarit të kujtojnë ngjarjet e ndodhitë lidhur me miqtë dhe të afërmit e tyre.
Kjo, sipas studimit, sjell rifreskim të memorjes dhe mban trurin ne pune duke e bërë atë më vital. Së fundmi ky studim është prezantuar edhe në Kongresin e Shoqatës Italiane të Psikologjise me bazë në Romë. /Telegrafi/