Telegrafi

Facebook goditet me gjobë prej 500,000 eurosh për skandalin me Cambridge Analytica

Facebook është goditur me një gjobë prej 500,000 eurove nga Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO) për dështimin në mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve të tyre gjatë skandalit të Cambridge Analytica.

Gjoba është dënimi maksimal i mundshëm që ICO-ja lejohet të japë, dhe ka goditur Facebook-in për atë që e quajti “shkelje të rëndë të ligjit për mbrojtjen e të dhënave”.

ICO gjithashtu thotë se pas zbulimit të shkeljeve, Facebook dështoi të bënte më shumë për të ndjekur dhe rregulluar organet si Cambridge Analytica për përdorim të gabuar të të dhënave të përdoruesit.

“Facebook dështoi të mbrojë në mënyrë të mjaftueshme privatësinë e përdoruesve të tyre para, gjatë dhe pas përpunimit të paligjshëm të këtyre të dhënave”, tha Elizabeth Denham, Komisionere e Informacionit. “Një kompani me përmasat dhe ekspertizën e Facebook duhet të kishte vepruar më mirë.” /Telegrafi/