Telegrafi

Facebook feston 10 vjetorin, ka 1.23 miliardë përdorues aktiv

Në postimin e tij në Facebook, Zuckerberg tha se "është e rrallë mundësia për të prekur jetët e kaq shumë njerëzve" dhe se ai është "shumë mirënjohës" që është pjesë e këtij udhëtimi.

Zuckerberg thotë se Facebook u rrit nga një dëshirë për ta lidhur botën – dhe ky fokus e ka ndihmuar rrjetin social që të rritet aty ku është sot.

Gjatë prezantimit të raportit të të fitimeve të kompanisë për tremujorin e katërt javën e kaluar, Facebook zbuloi se kishte 1.23 miliardë përdorues mujor aktiv, 757 milionë përdorues ditor aktiv, 945 milionë përdorues mujor aktiv nga pajijset mobile, dhe 556 milionë përdorues ditor aktivnga pajisjet mobile. / Telegrafi /