Telegrafi

Facebook është album gjigant, me 140 miliardë foto!

Gjithashtu, këtu mund ta zbuloni se sot “për çdo 2 minuta, ne shkrepim më shumë fotografi, se sa i gjithë njerëzimi në vitet 1800".

Një diagram i publikuar së fundmi tregon një shesh që përfaqëson 140 miliardë fotografi që janë ngarkuar në Facebook që nga fillimi i këtij rrjeti social, ndërsa në të njëjtin është edhe totali i fotografive në Flickr dhe Instagram, të cilat janë ruajtur nga përdoruesit.

Me pajisjet e ndryshme të cilat e bëjnë realizimin dhe shpërndarjen e fotografive edhe më të lehtë, është paksa e vështirë të imagjinohet se sa shumë fotografi ne kemi bërë vet, dhe të mendojmë se ku janë ruajtur ato deri më tani. 

"Në total ne tani kemi mbi 3,5 trilionë fotografi. Lloji i fotografive të cilat ne i bëjmë sot ka ndryshuar në mënyrë drastike – fotot analoge janë zhdukur pothuajse plotësisht  – por rritja e numrit të fotografive vazhdon", thuhet në deklaratën e Facebook. / Telegrafi /