Telegrafi

Facebook eksperimenton me “epideminë ngjitëse të rrjeteve sociale” përdoruesit e shqetësuar

Raporti, i publikuar në Proceedings Of The National Academy Of Sciences deklaroi se në janar të vitit 2012, Facebook kishte ndryshuar listën e njoftimeve të reja (NewsFeeed) të përdoruesve për të nxjerrë në pah mesazhet pozitive ose negative nga miqtë e tyre.

Në raport thuhej se “Kur shprehjet pozitive u reduktuan, njerëzit kanë prodhuar më pak mesazhe pozitive dhe negative, ndërsa kur shprehjet negative u reduktuan, model i kundërt është shfaqur nga përdoruesit. Këto rezultate tregojnë se emocionet e shprehura nga të tjerët në Facebook ndikojnë në emocionet tona, duke dhënë prova eksperimentale për shkallën masive ngjitëse që përhapet nëpërmjet rrjeteve sociale”.

Vendimi i Facebook për ta bërë një raport të tillë me përdoruesit e saj, pa dijeninë e tyre, ka krijuar shumë zhurmë dhe pakënaqësi tek këta të fundit, duke çuar në reagimin dhe kërkim-faljen nga njëri ndër autorët e këtij studimi.

Adam D. I. Kramer, njëri ndër anëtarët kryesor të ekipit të Facebook për Data Science ka postuar sot një përgjigje ndaj kritikave, duke e pranuar se janë bërë disa gabime në formën e bërjes së hulumtimit, por duke e arsyetuar vendimin me nevojën e Facebook për ta njohur edhe më shumë produktin që e ofron për njerëzit.

Reagimet ndaj deklaratës ishin të shpejta, me komente që ishin të ndara: disa që e përkrahnin qëndrimin e tij, dhe disa të tjerë që ende mbeten të shqetësuar me veprimet e rrjetit social. /Telegrafi/