Telegrafi

Facebook edhe si motor i kërkimit?

Rrjeti social është duke e testuar një funksion të ri të kërkimit të cilin do ta vendos në pjesën e epërme të faqes, i cili do t’i ndajë rezultatet në ato që janë brenda Facebook, por në të njëjtën kohë do të ofrojë edhe rezultate tjera të cilat janë online.

Mirëpo, ende nuk dihet nëse Facebook do ta bëjë këtë ndryshim si të përhershëm, apo vetëm do ta freskojë kutinë e saj të kërkimit, e cila vizitohet nga më shumë se 250 milionë vizitorë në ditë.

Motori i kërkimit brenda Facebook me siguri se do t’i drejtojë përdoruesit e saj në Bing, mirëpo edhe një veprim i tillë do të thotë shumë për vizitat dhe rritjen e numrit të tyre për motorin e kërkimit të Microsoft.

Kjo, me siguri se do të ndryshojë bilancin mes rivalëve të vjetër si Microsoft dhe Google. Të paktën sa i përket rezultateve të kërkimit online, segment i cili edhe më tutje dominohet nga Google.

Megjithatë, motori i përbashkët i kërkimit të cilin me siguri se Bing do të jetë e interesuar ta zhvillojë së bashku me Facebook, do të jetë një pikënisje e bashkëpunimit mes këtyre dy gjigantëve të cilët kanë shumë arsye të rivalizojnë me Google. / Telegrafi /