Telegrafi

Facebook e zbulon logon e re në Twitter!

Dizajneri i produktit Christophe Tauziet e ka postuar këtë cicërimë, në të cilën shihet edhe logoja e re e rrjetit social Facebook.

Këtë herë Facebook e ka vendosur logon në një tipografi shumë më standarde. Rezultati është një logo më e hollë, një ndryshim në shkronjën "a" dhe një rrjedhin më të veçantë për shkronjën "b".

Facebook duket se vendosi se kishte nevojë për një përmirësim, jo një zëvendësim të logos së saj ekzistuese, për të reflektuar pjekurinë e saj, ndërsa edhe dërgimin e mesazhit të vazhdimësisë. (Telegrafi)