Telegrafi

Facebook e braktis Microsoft Bing

 

Vendimi i Facebook, i cili është konfirmuar nga zëdhënësi i kompanisë, thuhet se ka ardhur pas dizajnimit të ri të makinës së kërkimit brenda rrjetit social, një vegël e cila është prezantuar të hënën, dhe e cila ua lejon përdoruesve të saj të gjejnë komentet e vjetra bashkë me informatat tjera të postuara nga miqtë e tyre në Facebook.

Vendimi mund ta pasqyrojë rëndësinë në rritje që Facebook ia ka dhënë teknologjisë së kërkimit në ueb, një treg që dihet se është i dominuar nga rivali Google, raporton Reuters. (Telegrafi)