Telegrafi

Facebook do të ofrojë video-biseda, të ofruara nga Skype?

Skype dhe Facebook tanimë kanë krijuar një partneritet shumë serioz mes vete, përmes së cilit Skype kishte integruar të dhënat e rrjetit social në shërbimin e saj për klientë. Ndërsa tani pritet që Skype të vijë në Facebook.

Kjo nuk është hera e parë që kemi dëgjuar për mundësinë e shërbimit për video-komunikim brenda Facebook, i cili do të mundësohej nga Skype, mirëpo një funksion i tillë nuk ishte materializuar asnjëherë deri më tani.

Raporti i TechCrunch është i pakët sa i përket mënyrës se si do të funksionojë ky shërbim i ri në kuadër të Facebook.

Ende nuk ka asnjë detaj i cili e sqaron këtë gjë. A do të duhet që përdoruesit e Facebook të instalojnë ndonjë program, a do të ketë mundësi për video-biseda në grup, këto janë disa nga pyetjet për të cilat ende nuk kemi përgjigje për ju.

Lexues të Telegrafi.com, si e vlerësoni ju një funksion të tillë në Facebook? A ju ka munguar një opsion i tillë, në rrjetin social i cili është shumë prezent dhe i përdorur edhe tek ne?