Dy kompanitë teknologjike, Facebook dhe Microsoft, kanë thënë të enjten se do të instalojnë një kabllo nga pjesa lindore e SHBA-ve deri në Spanjë për të rritur shpejtësinë e shërbimeve globale në internet.
Komunikimi i shpejtë dhe fleksibil është i nevojshëm sidomos për Facebook e cila është duke inkurajuar së fundmi shfaqjen e videove të drejtpërdrejta në platformën e saj.
Ky projekt shënon një tjetër shembull ku kompanitë teknologjike kanë ndikuar në shërbimet që zakonisht kryhen nga qeveritë e shteteve.
Në anën tjetër edhe Google është duke vazhduar të rris rrjetin Fiber si pjesë e programit mbi internet super të shpejtë.