Telegrafi

Facebook, dëgjimi i muzikës “Live 100%”?

Së fundmi, një punonjës i Facebook me sa duket aksidentalisht e ka shpërndarë një nga tiparet kryesore të këtij shërbimi; mundësinë për të dëgjuar muzikë së bashku me miqtë tuaj në internet, ndërsa postimi i bërë në Twitter tashmë është fshirë.

Funksioni “Listen ëith your friend” është zbuluar nga rrjedhja e informacionit në Twitter, ndërsa në këtë postim është thënë se shërbimi i Facebook për muzikë ofron mundësinë e dëgjimit të muzikës “Live” së bashku me miqtë.

Ndërsa pritet lansimi i shërbimit Facebook Music, asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, por besohet se funksioni i cili është zbuluar sot, është i vërtetë, dhe do të vijë së bashku me gjithë shërbimin. / Telegrafi /