Telegrafi

Facebook blen Face.com për 60 milionë dollarë

Face.com është kompani e specializuar në teknologji mobile për njohjen e fytyrës, ndërsa Facebook në anën tjetër është përqëndruar kryesisht në teknologji mobile dhe padyshim se ka plane për teknologjitë e ngjashme si Face.com në strategjinë e saj për telefonat mobil.

Do të jetë interesantë të shihet se çka ka planifikuar Facebook për Face.com, përkatësisht teknologjinë për njohjen e fytyrës së përdoruesit të telefonit mobil, dhe se si do të integrohet kjo faqe dhe ky shërbim në strategjinë e përgjithshme të Facebook. / Telegrafi /