Telegrafi

Facebook bashkohet me eBay për “shopping social”

Në anën tjetër, eBay tashmë e ka integruar platformën e tregtisë të cilën e përdor partneri i saj, e njohur si Facebook Open Graph 2.0.

Sistemet e reja të tregtisë globale do të vijnë nën një ombrellë të vetme, një njësi të re biznesi e cila quhet X.commerce, dhe përfshin kompanitë si eBay, PayPal, dhe Magento.

Në një intervistë për CNET, Matthew Mengerink, zv. president dhe  menaxher i përgjithshëm i X.commerce ka thënë se “Facebook tani është lidhur me eko-sistemin më të madh të tregtisë. eBay ka më shumë se 850 mijë zhvillues, dhe më shumë se 60 miliardë dollarë në baza vjetore”.

Tregu i eBay ka më shumë se 25 milionë shitës dhe 97 milionë përdorues aktiv në mbarë botën. / Telegrafi /