Telegrafi

Facebook arrin 585 milionë përdorues, 7.9 të rinj për çdo sekondë

Në këtë publikim thuhet se Facebook nuk ka mbetur në 500 milionë përdorues, pasi që rrjeti social në vitin 2010 nga 337 milionë përdorues, ka arritur në 585 milionë përdorues në mbarë botën.

Për më tepër, në këtë raport gjithashtu thuhet se 7.9 anëtarë të ri mesatarisht janë regjistruar në Facebook për çdo sekondë të vitit 2010.

Në anën tjetër, shteti kryesor për nga aktiviteti në Facebook mbetet SHBA’ja, e përcjell nga Indonezia, Mbretëria e Bashkuar dhe Turqia. / Telegrafi /