Ylli shqiptar, Brajan Gruda, mund ta bëjë hapin e madh të karrierës këtë afat kalimtar veror dhe të transferohet në Ligën Premier.
Sipas raportimeve të fundit, interesim të madh për Grudën ka shfaqur ekipi i Brightonit që është vënë në kërkim të një lojtari të profilit të tij.
Brightoni pak kohë më parë emëroi në krye të stolit trajnerin Fabian Hürzeler i cili po e do me çdo kusht Grudën në ekipin e tij.
Gruda momentalisht është pjesë e Mainzit në Bundesliga, aty ku sezonin e kaluar u paraqit në 28 ndeshje duke shënuar katër gola dhe duke dhuruar tri asistime.
Lajmin për transferimin e mundshëm të Grudës tek Brightoni, tashmë e ka konfirmuar edhe eksperti Fabrizio Romano.
🔵👀 Brighton are trying to advance on deal to sign Brajan Gruda as new midfielder, wanted by Fabian Hürzeler.
He’s the dream target for the midfield, difficult deal but concrete option.
Name exclusively revealed last week. ⤵️🇩🇪 https://t.co/jebfIWVKTr
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 19, 2024
Ai ka thënë se Gruda është objektivi kryesor i Brightonit për mesfushën dhe megjithëse është një operacion i vështirë, është një opsion konkret për klubin anglez.
“Brightoni po përpiqet të avancojë në marrëveshjen për ta transferuar Brajan Grudën si mesfushor të ri, i kërkuar nga Fabian Hurzeler”.
“Ai është objektivi i ‘ëndrrave’ për mesfushën, marrëveshje e vështirë, por një opsion konkret”, ka shkruar Fabrizio në platformën X (ish-Twitter).
Më herët kishte pasur zëra se për Grudën ka shprehur interesim edhe Bayern Munichu, por që këto raportime asnjëherë nuk u vërtetuan./Telegrafi/