Rajiv Nath, i cili kryeson fabrikën më të madhe të shiringave në Indi, thotë se po refuzon deri në 40 kërkesa për shiringa nga e gjithë bota.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, fabrika e Nath, Hindustan Syringes & Medical Devices (HMD) është shumë e kërkuar tani derisa vendet përpiqen të rrisin vaksinimin kundër COVID-19.
Fabrika aktualisht po prodhon rreth katër milionë shiringa në ditë, por sipas Nath kjo ende nuk është e mjaftueshme duke qenë se bota ka nevojë për 10 miliardë shiringa për të vaksinuar vetëm 60 për qind të popullsisë së saj.
Ai shpreson që një koordinim më i mirë midis OBSH-së, qeverive dhe prodhuesve të shiringave do të zbusë rrugën përpara. /Telegrafi/