Site icon Telegrafi

Fabregas udhëheq formacionin e javës së 30-të në La Liga

Blaugranët e mposhtën Mallorcan me rezultat 5-0, në një takim ku shkëlqyen Cesc Fabregas (het-trik) dhe Alexis Sanchez (dy gola).

Los Blancos mposhtën Levanten me rezultat 5-1, duke bërë që Gonzalo Higuain dhe Mesut Oezil të sigurojnë vend në formacionin e javës.

Atletico Madridi barazoi pa gola si mysafir i Getafes, Valencia mposhti Valladolidin (2-1) dhe Sevilla fitoi ndaj Athletic Bilbaos (2-1).

Formacioni i javës së 30-të në La Liga (3-4-3):

Portier: Dani Hernandez (Valladolid).

Mbrojtës: Dani Alves (Barcelona), Fede Fernandez (Getafe), Hector Mroreno (Espanyol).

Mesfushorë: Cesc Fabregas (Barcelona), Mesut Oezil (Real Madrid), Wakaso (Espanyol), Antoine Griezmann (Real Sociedad).

Sulmues: Alexis Sanchez (Barcelona), Ruben Castro (Betis), Gonzalo Higuain (Real Madrid).

/Telegrafi/

Exit mobile version