Ish-ylli i Arsenalit, Chelseat dhe Barcelonës , Cesc Fabregas, është gati të marrë rolin e tij të parë si trajner, duke u bërë shefi i Como në Serinë B.
36-vjeçari do të emërohet si trajneri i ri i Como pas shkarkimit të Moreno Longo.
Como mundi Ascolin 1-0 në udhëtim të shtunën pasdite, por Longo u shkarkua gjithsesi, dhe raporte të shumta në Itali, përfshirë Fabrizio Romano, raportojnë se ish- trajneri i Torinos do të zëvendësohet nga Fabregas.
Spanjolli u emërua trajner i ekipit të të rinjve verën e kaluar pasi përfundoi karrierën e tij si lojtar në Como.
Ky do të jetë emërimi i tij i parë si trajner i ekipit të parë. Como aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë në tabelën e Serie B me 21 pikë në 12 ndeshje. Ata janë në zonën e play-off-it, tetë pikë poshtë liderit Parma.
🔵🇪🇸 Cesc Fabregas has signed in as new Como manager. It’s gonna be his first experience as 1st team coach.
Club statement confirms Cesc as new head coach. pic.twitter.com/Yb7F5V85ek
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 13, 2023
Fabregas luajti 17 ndeshje në Serie B me Como sezonin e kaluar, derisa spanjolli te skuadra italiane ka edhe aksione të blera së bashku me Thierry Henry. /Telegrafi/