Site icon Telegrafi

Fabregas – problemi i Vilanovas

Në takimin ndaj Real Sociedadit, futbollisti spanjoll u angazhua në vend të Andres Iniestas, ndërsa në ndeshjen ndaj Osasunas, ai luajti në vend të Xavit. Në të dyja rastet, ish-kapiteni i Arsenalit nuk shfaqi atë që pritet nga ai.

Gjatë Kampionatit Evropian, Cesc u angazhua si ‘nëntë false’, mirëpo ajo pozitë te Barcelona është e rezervuar për superyllin, Lionel Messi.

Vet Fabregas ka pranuar se nuk është përshtatur te katalunasit edhe gjatë kohës së Pep Guardiolas, duke qenë se e ndjen veten më mirë në një pozitë më ofensive. Mirëpo, Blaugranët për pozita të tilla, veç Messit, kanë edhe Pedron, Sanchezin, Cuencan, Tellon e Afellayn.

Prandaj, është e qartë se vend për 25-vjeçarin ka në mesfushë, mirëpo ai ofron shumë më pak në një pozitë të tillë në raport me atë kur luan në ofensivë.

Vilanova ka shpresuar se Fabregas do të jetë një alternativë e mirë për Xavin dhe Iniestan, megjithatë aktualisht ai nuk mund t’i mbulojë si duhet pozitat e tyre.

I mbetet trajnerit që në ndeshjet në vijim, t’i bëjë vend futbollistit që kushtoi 34 milionë euro dhe bëri bujë të madhe kur u transferua nga Arsenali. /Telegrafi/

Exit mobile version