Fabian Ruiz dërgoi një mesazh në profilin e tij në Instagram pasi rezultoi pozitiv me COVID-19, që do të thotë se mesfushori i Napolit është jashtë për së paku dy ndeshje të Napolit.
Reprezentuesi i Spanjës është vetë-izoluar në shtëpi pasi është infektuar me coronavirus, kështu që do të humbasë ndeshjen e nesërme në Serie A me Fiorentinën si dhe Superkupën e Italisë të mërkurën më 20 janar.
“Po e shkruaj këtë për t’ju informuar se fatkeqësisht kam rezultuar pozitivisht me COVID”, e nis shkrimin e tij Fabian Ruiz në mediat sociale.
“Unë jam izoluar në shtëpi dhe duke ndjekur të gjitha protokollet e vendosura nga Napoli dhe Serie A. Ju falënderoj jashtëzakonisht shumë për të gjitha mesazhet e mbështetjes që po marr. Unë jam duke bërë mirë dhe familja ime po ashtu”.
“Unë do të kthehem të punojë me ekipin kur të shërohem plotësisht, ndërkohë do të vazhdoj të mbështes ekipin nga shtëpia”.
“Ju lutem të gjithëve të bëni kujdes, si për veten tuaj, ashtu edhe për të tjerët. Ndiqni indikacionet dhe masat shëndetësore që janë të nevojshme për të shmangur përhapjen e këtij virusi”.
“Forza Napoli gjithmonë!”, përfundoi Ruiz shkrimin e tij në Instagram. /Telegrafi/