Site icon Telegrafi

FA shet të drejtat televizive të ligave të ulëta për 670 milionë euro

Ekipet e ligave më të ulëta angleze do të ndajnë 670 milionë euro për të drejtat televizive pas nënshkrimit të një kontrate midis drejtuesve të Federatës së Futbollit të Anglisë dhe SKY TV.

Paratë do të shpërndahen për ekipet e kampionateve të Championship, Ligën e Parë dhe Ligën e Dytë.

Kontrata pesëvjeçare fillon të zbatohet nga viti 2019, ndërsa është një rritje prej 36 për qind krahasuar me kontratën e mëparshme.

“Këto negociata kanë ardhur në një periudhë jashtëzakonisht sfiduese të shitjes së të drejtave televizive në Britani të Madhe”, tha shefi ekzekutiv i ligave angleze, Shawn Harvey.

Gjatë një sezoni do të transmetohen më së shumti deri në 150 ndeshje, duke përfshirë 16 ndeshje të Championchip në mes të javës dhe të paktën 20 të Ligës së Parë dhe po aq të Dytës.

Të gjitha klubet do të jenë në gjendje të transmetojnë lojërat e tyre edhe përmes rrjeteve sociale gjatë javës nëse nuk transmetohen në SKY TV. /Telegrafi/

Exit mobile version