Telegrafi

FA nis hetimet ndaj Yerry Minas shkaku i bastoreve sportive

Mbrojtësi Evertonit, Yerry Mina po përballet me një aktakuzë në lidhje me bastet sportive pasi theu rregullat e Federatës Angleze të Futbollit.

Mediat angleze raportojnë se kolumbiani njëzet e katër vjeçar theu rregullën E8, pasi ishte përfshirë në bastet sportive, të cilat sipas rregullave futbollistëve nuk u lejohet.

Mina thuhet se ishte imazh i një bastoreje sportive në shtetin e Kolumbisë, ku sipas rregullave strikte kjo gjë nuk lejohet dhe Mina ka kohë deri në ditën e nesërme (e premte) që të tregojë se si ka rrjedhur ngjarja.

Yerry Mina (Getty Images)

Everton i ka lejuar futbollistit që të ketë pushime paksa më të gjatë shkaku i angazhimit me kombëtaren në Kupën e Amerikës.

Kolumbiani 24-vjçarin kaloi në klubin anglez nga Barcelona në gushtin e kaluar për 28 milionë funte pasi kishte shënuar tre gola në Kupën Botërore, njëri prej të cilave erdhi në ndeshjen e fundit të Kolumbisë me Anglinë.

Ndryshe, futbollisti gjatë sezonit t kaluar te të kaltrit ka pasur 13 paraqitje dhe ka shënuar një gol. /Telegrafi/