Telegrafi

FA me dënime të reja për futbollistët simulues

Federata Angleze e futbollit ka sjell një rregull të re sa i përket simulimeve të futbollistëve.

BBC raporton se FA ka konfirmuar një rregull të ri duke i dënuar edhe më rëndë lojtarët simulues në fushë.

“Lojtarët do të dënohen edhe më rëndë atëherë kur ka dëshmi dhe është e qartë se gjyqtari është mashtruar nga një akt i simulimit, dhe si rezultat i drejtpërdrejtë kur ekipit të lojtarit që ka simuluar do t’i akordohet penalti, dhe/ose kur një lojtar kundërshtar është përjashtuar nga loja”, shkruan BBC.

Lojtarët do të dënohen për shkak të simulimit deri me dy-tri ndeshje moslojë. /Telegrafi/