Piloti gjerman i Mercedesit, Nico Rosberg, ka arritur të realizojë një fitore të radhës spektakolare, duke u dhuruar fitore tifozëve vendas në shtëpinë e tij, në shtegun e Hockenheimit në Gjermani.
Rosberg u nis nga ‘pole pozicioni’ dhe pa u rrezikuar nga asnjë pilot arriti që në mënyrë triumfale të mbyllë garën i pari.
Paraqitje të mirë kishte edhe supertalenti Bottas, i cili përfundoi në vendin e dytë, duke parë që Massa u përplas në kthesën e parë pas startit të garës.
17 parakalime në këtë garë i realizoi britaniku Leëis Hamilton që arriti të zë vendin e tretë për të kompletuar podiumin.
Sebastian Vettel u radhit në pozitën e katërt, kurse Alonso i Ferrarit përfundoi në vendin e pestë.
Luftën për titull të kampionit po e vazhdon stoikisht Rosberg me 190 pikë, 14 pikë më shumë se Hamilton. /Telegrafi/