Site icon Telegrafi

Ezgjan Alioski ‘bombardon’ portën e WBA me një goditje të fuqishme

Mesfushori shqiptar i Leeds United, Ezgjan Alioski, po vazhdon me formë të mirë në kampionati anglez.

Ai ka shënuar një gol të bukur ndaj WBA, me një goditje të fuqishme në hyrje të zonës.

Goli i Alioskit e dërgoi rezultatin në 2-0, pasi më herët WBA kishte shënuar autogol.

 

Ky është goli i dytë i shqiptarit në këtë kampionat pasi më herët kishte shënuar ndaj Newcastle.

Alioski është në vinin e fundit të kontratës me Leeds. /Telegrafi/

Exit mobile version