Telegrafi

Ez Abde u përjashtua me të kuq vetëm dy minuta pas inkuadrimit, goditi kundërshtarin

Sulmuesi i Osasunas, Abde Ezzalzouli ishte i pafat apo më mirë të themi u tregua shumë agresiv gjatë një rasti në ndeshjen ndaj Cadizit, pasi u ndëshkua me karton të kuq pa i bërë mirë dy minuta të plotë në fushë.

Osasuna mori një fitore të madhe me rezultat 1-0 në udhetim te Cadizi në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të.

Goli i vetëm për skuadrën e Jagoda Arrasate u shënua në minutën e 62-të nga Ruben Garcia.

Megjithatë, vëmendjen e ka vjedhur një rast i ndodhur në fund të ndeshjes, me akter kryesor sulmuesin Ez Abde.

 

Ez Abde mori një karton të kuq në minutën e 85-të të ndeshjes, ende pa i mbushur mirë dy minuta të plota në lojë.

I huazuari nga Barcelona pati një incident, duke goditur me këmbë një lojtar të Cadizit dhe për këtë gjyqtari nuk mendoi dy herë për ta përjashtuar.

 

Abde do të jetë shumë i zhgënjyer me përfshirjen e tij në incident, i cili tani do ta shohë atë të vuajë një pezullim, me finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit më pak se dy javë larg.

Është ende e paqartë se sa do të jetë kohëzgjatja e pezullimit që do të marrë Abde, por mund t’i mungojë Osasunas në ndeshje të rëndësishme si ato ndaj Real Sociedad dhe Barcelonës, përpara finales më 6 maj ndaj Real Madridit. /Telegrafi/