Telegrafi

ExpressVPN po ofron 100 mijë dollarë për personin e parë që komprometon serverët e tyre

Express VPN ka ndryshuar programin “bug bounty” për ta bërë atë më tërheqës për të ashtuquajturit hakerë etikë dhe tani ofron një shpërblim një herë prej 100 mijë dollarëve për këdo që mund të komprometojë sistemet e tyre.

Hakerët etikë janë ekspertë në fushën e teknologjisë së informacionit, të cilët janë të angazhuar në testimin e sigurisë së sistemeve kompjuterike. Termi “hakerë etikë” përshkruan hakerat të cilët përpiqen të dëmtojnë, modifikojnë, fshehin ose ndryshe e bëjnë të papërdorshëm një program kompjuterik në mënyrë që të ndihmojnë pronarët e programeve të ndërgjegjësohen për pasigurinë e të dhënave të tyre dhe dobësitë e sigurisë.

Express VPN është një nga produktet VPN (rrjete private virtuale) më të përdorura, duke u ofruar përdoruesve privatësi gjatë shfletimit në ueb dhe aftësinë për të anashkaluar gjeo-kufizimet, raporton bleepingcomputer.

Kjo privatësi arrihet duke lejuar trafikun e internetit të përdoruesve përmes tuneleve të enkriptimit, ndërkohë që adresa IP aktuale e përdoruesit fshihet pas asaj të ofruar nga shërbimi VPN.

Si i tillë, komprometimi i sigurisë së këtij lloji të sistemit çon në dështim në një nga pikat më të rëndësishme të shitjeve të këtyre produkteve, privatësinë e përdoruesit.

Kjo është arsyeja pse kompania tani po ofron para si pjesë e një programi “bug bounty”, duke lejuar ekspertët e sigurisë kibernetike të raportojnë dobësitë në infrastrukturë dhe softuer dhe të shpërblehen mirë për të. /Telegrafi/