Site icon Telegrafi

Evra mezi mban lotët pas humbjes turpëruese të Unitedit, i kërkon Sky Sports të shkëputë kontratën

Foto: Sky Sports

Manchester Unitedi humbi 6-1 nga Tottenhami në Old Trafford në kuadër të Ligës Premier.

Normalisht kjo humbje nuk ishte aspak e lehtë për tifozët e këtij klubi, që në mesin e tyre mund të themi se është edhe Patrice Evra.

Ish-lojtari i Djajve të Kuq tani është analist në Sky Sports, por vazhdon të jetë përkrahës i madh i Man Utd ku kaloi nëntë sezone.

Pas ndeshjes francezit iu kërkua të jap një koment për ndeshjes, por për Evran kjo ishte e vështirë, pasi komentet e vetme që kishte ishin kritika dhe ai e ka të vështirë të thotë fjalë të atilla për klubin e zemrës.

Lexo po ashtu Gafa e tmerrshme e Maguire në golin e parë: E tërhoqi bashkëlojtarin Shaw, i cili ishte pranë që ta pastronte topin

39-vjeçari duke e parë formën e dobët të Man Utd tha se në këtë sezon do të ketë humbje të tilla dhe ai nuk do të jetë në situata të vështira dhe kështu i kërkoi Sky Sports t’ia shkëpusin kontratën, më këtë mori edhe një shembull interesant.

“Alexis Sanchez dha një koment kur nënshkroi me Unitedin, në stërvitjen e parë i kërkoi agjentit t’ia shkëputë kontratën. Kjo është ajo që edhe unë do ta pyes Sky. Me të vërtetë dua që të përfundojë kontratën time me Sky”.

“Është ndeshja ime e dytë, si person jam pozitiv dhe nuk dua të flas kurrë për Unitedin sepse kur e flet të vërtetën ajo dhembë. Unë e dua klubin tim”, ka thënë Evra i emocionuar. /Telegrafi/

Exit mobile version