Patrice Evra e ka vazhduar karrierën në Marsille, ndërsa ishte në bisedime me javë të tëra me Mancehster Unitedin.
Francezi ka treguar për bisedimet që kishte me Jose Mourinhon, por sipas tij ishte një person në klub që nuk e donte rikthimin e tij.
“Isha afër kthimit në Manchester United”, tha lojtari që la Juvetusin për Marseillen.
“Po ashtu fola edhe me Mourinhon, por ishte një person, emrin e të cilit nuk dua ta përmend, që në çdo mënyrë nuk e dëshironte rikthimin tim”.
“Edhe tifozët ishin entuziastë dhe do të isha i kënaqur, por si e kam kuptuar se nuk do të ketë asgjë, i kam kërkuar agjentit tim të kërkojë klube tjera”.
“Marseille menjëherë më ftoi dhe më njoftoi me projektin e tyre dhe menjëherë kisha një ndjesi të madhe”
” Shpenzuam një ditë për ta mbyllur marrëveshjen. Ata me të vërtetë më trajtonin si Perëndi, duke ma bërë të qartë se ata kishin nevojë të madhe për mua”, ka thënë Evra. /Telegrafi/