Legjenda e Manchester United, Patrice Evra, mbrëmë ka komentuar derbin e Ligës Premier mes Manchester United dhe Tottenham (2-0) për CBS Sport.
Ai gjatë intervistës ka bërë atë që shumë mendojnë se është e tepërt edhe për të, pasi ai njihet për gjëra interesante.
“Ky vend është i veçantë për mua, unë e quaj shtëpi. Është pak erë, por mos u shqetësoni, do t’i kërkoj dikujt të fikë kondicionerin”, ka thënë Evra duke buzëqeshur.
«Bon appétit»: Evra come relva de Old Trafford e Henry não aguentahttps://t.co/4j150cPhVb pic.twitter.com/bavPsGJn5R
— maisfutebol (@maisfutebol) October 20, 2022
Më pas francezi u përkul, grisi një pjesë të barit dhe e futi në gojë dhe e përtypi.
“Sa herë që vij këtu, shijoj barin. Ka shije si qepë, por është gjithmonë njësoj. Kjo është shtëpia ime…”, ka deklaruar Evra duke përtypur bar.
Bashkëkomentuesi i tij Roberto Martinez e shikonte me habi, ndërsa Thierry Henry qeshte me të madhe.
‘My home’ – Watch Man Utd icon Patrice Evra EAT the Old Trafford grass to leave Thierry Henry in stitches
Yes, this really did happen.@Evra tasting the Old Trafford grass! pic.twitter.com/byecBlXNyE
— Lilian Chan (@bestgug) October 19, 2022
Kujtojmë, Evra erdhi te United në vitin 2006 nga Monaco dhe tetë vjet më vonë u largua për në Juventus.
Ai luajti 379 ndeshje për United, fitoi 14 trofe dhe dikur ishte kapiten i ekipit./Telegrafi/