Site icon Telegrafi

Evra i dëshpëruar që Unitedi nuk e zgjodhi Conten, tregon pse klubi anglez nuk e preferoi teknikun italian

Në një intervistë dhënë për The Mirror, Patrice Evra, ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit foli për dështimin e kalimit te Antonio Contes te Djajtë e Kuq.

Francezi zbuloi se dikush brenda klubit anglez e shikoi trajnerin italian si një person që nuk do e ndjente klubin, dhe preferoi që në vend të tij të merrnin Ralf Rangnick.

“Më dhemb zemra kur shoh Conten në Tottenham. Ai, Klopp dhe Guardiola janë më të mirët në botë dhe ne mund ta kishim në Manchester United, por dikush vendosi që ai nuk kishte ‘shpirtin e Unitedit’”.

“Unë isha shumë i zhgënjyer, sepse ai do të kishte bërë mirë në United, mjafton të shikoni se çfarë po bën në Tottenham, me lojtarë të njëjtë”.

“Ai është një gjeni, të gjithë në Juventus ma thoshin këtë”, ka thënë Evra. /Telegrafi/

Exit mobile version