Kampionati botëror do të fillojë pas dhjetë ditëve dhe tashmë skuadrat kanë nisur të zbardhin listat e lojtarëve.
Por, shpesh ka qenë temë e debateve topi që do të shfrytëzohet gjatë botërorit të këtij viti që do të zhvillohet në shtetin rus.
Gjatë 24 kampionateve botërore kemi parë topa të ndryshëm që kanë evoluar gjatë këtyre viteve.
I pari është prodhuar për botërorin e vitit 1930 i cili u mbajt në shtetin e Uruguait, ku pjesëmarrës ishin vetëm katër kombëtare, ku pos organizatorit u paraqiten edhe ish-Jugosllavia, Argjentina dhe SHBA-të.
Një ndër më të përfolurit ishte edhe Jabulani, i cili u përdor në vitin 2010 në Afrikën e Jugut, i cili u kritikua për lehtësinë dhe devijimet që i merrte pas goditjes.
Këtë vit topin e botërorit e ka prodhuar kompania e njohur gjermane, e cila ndër vite e kishte bërë këtë, Adidas.
Topi në kampionatin botëror të Rusisë do të quhet Telstar, bazuar në konceptin e vitit 1970 dhe u prezantua në Moskë prej Lionel Messit. /Telegrafi/