Evolucioni në Ligën e Kampionëve.
Mediapro dhe beIN Sports zyrtarisht kanë marr të drejtat televizive të transmetimit të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.
Kjo marrëveshje e re do të hyjë në fuqi që nga viti 2019 dhe do të jetë e vlefshme për tre sezone ndërsa do të ketë ndryshime në orarin e zhvillimit të ndeshjeve, ku më tani e tutje nuk do të luhen në ora 20:45.
Gjithashtu edhe oraret e transmetimeve do të ndryshojnë, ku dy nga ndeshjet e fazës grupore do të luhen në ora 19:00 ndërsa gjashtë të tjera në 21:00.
Gjersa nuk do të ketë ndryshime në ditët kur do të luhen takimit, përkatësisht do të zhvillohen të martën dhe të mërkurën.
Vlen të theksohet se prej vitit 2019 më nuk do të mund të transmetohen ballafaqimet prej televizioneve që ofrojnë shërbime pa pagesë. /Telegrafi/