Site icon Telegrafi

Evil Geniuses zëvendësojnë ekipin Detonate në ngjarjen e CS:GO – Paris Major RMR Americas

BLAST ka konfirmuar se Evil Geniuses do të jenë në vend të Detonate në ngjarjen BLAST.tv Paris Major Americas RMR pasi skuadra e fundit u detyrua të tërhiqej nga turneu.

Ekipi amerikan Detonate zbuluan se nuk do të ishin në gjendje të merrnin pjesë në turneun në Monterrey, Meksikë pasi u duheshin dy zëvendësime në minutën e fundit.

Jack “⁠micro⁠” Ryan nuk ishte në gjendje të merrte pjesë për shkak të një gabimi në aplikimin e tij për pasaportë, ndërsa Brett “⁠brett⁠” Rhein kishte një problem serioz shëndetësor.

Si rezultat i kësaj ekipi Evil Geniuses duke përfunduar në vendin e tetë në kualifikimin e mbyllur të RMR të Amerikës, do të jetë pjesë e turneut RMR në vend të Detonate.

Evil Geniuses nuk arritën që të kualifikohen për në RMR pas humbjes ndaj ekipit TeamOne në ndeshjen vendimtare.

Ngjarja BLAST Paris Major RMR Americas, do tw zhvillohet nga data 6-9 prill, ku do të jenë në garë 16 skuadra. /Telegrafi/

Exit mobile version