Ekipi amerikan Evil Geniuses kanë njoftuar vendimin e tyre për t’u ndarë me EG White vetëm nëntë muaj pas blerjes së tyre të listës që njihej më parë si Party Astronauts.
Lëvizja u zbulua në një intervistë ekskluzive për Dust2.us me Drejtorin e Atletikës së Evil Geniuses, Soham “valens” Chowdhury.
Amerikani komentoi zhvillimin e projektit ‘Blueprint’ dhe ndryshimet në organizim si pasojë e një fillimi të vështirë të vitit, i cili kulmoi me Evil Geniuses që humbën rastin të kualifikohen për Majorin e Parisit, shkruan HLTV.
Party Astronauts dhe Carpe Diem u blenë nga organizata Evil Geniuses në qershor 2022 si pjesë e projektit të tyre ‘Blueprint’, një iniciativë që synon krijimin e një liste me 15 lojtarë deri në vitin 2023.
An update regarding our CS:GO program: https://t.co/HxNkjmlDHZ pic.twitter.com/Vf2Wv4xw7y
— Evil Geniuses CS (@EGCSGO) March 20, 2023
Ky projekt asnjëherë nuk arriti që të shkoj drejt pritshmërisë që kishte stafi i Evil Geniuses.
Si pasojë e kësaj Evil Geniuses do të shkëputin marrëveshjen e tyre me këta lojtar:
Jonathan “Jonji” Carey
Khizar “Momo” Rehman
Ben “ben1337” Smith
Josh “PwnAlone” Pigue
Wesley “viz” Harris
/Telegrafi/