Evertoni humbi dhjetë pikë për shkak të vendimit të kryesisë së Ligës Premier. Klubi nga Liverpooli është gjobitur për shkeljen e rregulloreve të qëndrueshmërisë dhe përfitimeve të Ligës Premier.
Dënimi më i madh në historinë e Ligës Premier hyri në fuqi menjëherë dhe Everton ra në zonën e rënies. Klubi i njohur pritet të apelojë vendimin, pasi konsiderojnë që dënimi është shumë i lartë.
Everton do të apelojë për të zbutur dënimin dhe ata do të duhet të përgatiten për një proces tjetër ligjor. Tre klube të tjera angleze kanë ngritur padi kundër Evertonit dhe kërkojnë dëmshpërblim prej 300 milionë funte (rreth 342 milionë euro). Bëhet fjalë për Burnley, Leicester dhe Leeds.
Everton arriti të qëndrojë në Ligën Premier sezonin e kaluar falë dy pikëve më shumë se Leicester dhe pesë pikë më shumë se Leeds, i cili ra në Champions. Një vit më parë, Everton shpëtoi veten duke pasur katër pikë më shumë se Burnley.
Drejtuesit e tre klubeve të lartpërmendura arritën në përfundimin se Everton duhej të ishte dënuar më herët për shkelje të rregulloreve financiare, kështu që në atë rast ata nuk do të kishin rënë nga Liga Premier.
Klubet vlerësuan se secili prej tyre u dëmtua me rreth 100 milionë funte nga zbritja në kampionat dhe komisioni i formuar nga Liga Premier do të marrë një vendim për padinë e tyre para përfundimit të sezonit.
Nëse ata vendosin që Evertoni duhet t’u paguajë atyre kompensim, pothuajse me siguri klubi do të bie nga liga.
Pronari aktual, Farad Moshiri, tashmë e ka vënë klubin në një situatë të palakmueshme financiare dhe në rast se do të pranohet padia e tre klubeve, Everton do të duhet të shpallë falimentimin dhe sipas rregullave të Ligës Premier, kjo nënkupton një zbritje automatike prej nëntë pikësh.
Ka shumë mundësi që me një minus total prej 19 pikësh, Evertoni të binte nga liga. /Telegrafi/