Telegrafi

Evertoni po ndërton stadium modern që kushton mbi 500 milionë euro

Evertoni ka publikuar në rrjetet sociale një video të stadiumit të ri, ndërtimi i së cilit do të fillojë gjatë vitit të ardhshëm.

Të kaltrit e qytetit të Liverpoolit kanë zbardhur disa detaje të një ndërtese moderne, e cila do të kushtojë më shumë se 500 milionë euro.

Kapaciteti i Godison Parkut të ri do të jetë prej 52 mijë vendesh dhe ndërtesa në brigjet e lumit Mersey, i cili pritet të jetë gati në vitin 2023.

Arkitektët thonë se falë materialeve, tullave dhe çelikut, stadiumi do të duket sikur po ngrihet nga portet e qytetit të Liverpoolit.

Theksojmë stadiumi i ri do të ruajë intimitetin e legjendarit Godison Park, i cili është ndërtuar në vitin 1982.

Ndryshe, ndërtimi i shtëpisë së re të klubit 133-vjeçar, sipas njoftimeve, duhet të fillojë në vitin 2020. /Telegrafi/