Evertoni ka mohuar zërat se kanë arritur marrëveshje me Carlo Ancelottin.
Skuadra angleze ka shkarkuar Marco Silvan para pak ditësh, derisa po kërkon një trajner të ri.
Sky Sports ka raportuar gjatë ditës së djeshme se Ancelotti është shumë afër të bëhet trajner i Toffes, pas shkarkimit nga Napoli.
Por, një gjë të tillë e ka mohuar Evertoni në një komunikatë zyrtare.
“Në 11 ditë që nga shkarkimi i Marco Silva, bordi i Everton ka punuar për të rekrutuar një trajner të ri = dhe ka mbajtur takime me një numër të kandidatëve”.
“Ne mund të konfirmojmë se deri më tani nuk është bërë asnjë ofertë për kontratë dhe asnjë kandidat nuk është zgjedhur që të tërhiqet nga procesi” thuhet në deklaratën e Everton. /Telegrafi/
🔵 | An update on the ongoing work to recruit a new permanent manager. #EFC
— Everton (@Everton) December 16, 2019