Telegrafi

Evertoni ka një mesazh për Tarashajn

Talenti i madh kosovar, Shani Tarashaj ka qenë këtë javë në Angli.

Ylli i Përfaqësueses së Zvicrës është lojtar i Evertonit i blerë në janar por që është huazuar në Grashopper deri në verë.

Gjatë kësaj jave Tarashaj ishte në Angli tek Everton për t’i bërë disa stërvitje me klubin para se t’i bashkohet në verë.

Ai shkroi në profilin e tij se është i lumtur për stërvitjet që bëri tek Everton.

Ndërkohë skuadra angleze ka shkruar në faqen zyrtare se i erdhi mirë që erdhi kosovari në skuadër.

“Mirë se të pamë Shani Tarashaj në Everton, pasi u bashkove me ne këtë javë për disa ditë”, shkruan faqja zyrtare e Evertonit. /Telegrafi/

Good to see Shani Tarashaj getting an early introduction to life at Everton by joining us for a few days this week. 󾮗🏼 🇨🇭

Posted by Everton Football Club on 2016-04-07